Afërdita Dreshaj po që është një grua me fat dhe po e shijon maksimalisht jetën e saj bashkëshortore.
Me 29 Qershor ajo është martuar me sportistin Jakub Kindl dhe po bën jetën e ëndrrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë jo rrallë herë ndodh që bashkëshorti i saj ta surprizojë me lule e dhurata edhe pa ndonjë arsye.
Nëse ka një gjë që befason një grua e ta mbushë me lumturi, janë trëndafilat, një shkrim i përzermërt dhe kuti cokollatash. E këtë gjë më së miri e di Jakub!
Burri i saj i cili momentalisht gjendet larg Afërditës, nuk ka harruar t’ja shpreh asaj dashurinë me një dhuratë nga Gjermania në Amerikë.
“Fillo paketohu. Mezi po pres të të shoh në Gjermani. Të dua.” – shkruan Jakob në letrën që i dërgoi Afërditës. /Prive.al