Është apo nuk është e vërtetë?! Tuna po pret fëmijën e dytë?

By

Pas lindjes së djalit të saj Tianit, këngëtarja e famshme shqiptare Tuna Sejdiu, priti një vit e gjysmë për t’iu kthyer muzikës së saj.

Dhe pasi publikoi një këngë solo atë “Chonga” dhe “Maria” me Seven Saraçin, këngëtarja publikoi një album që bëri bujë të madhe për shkak të kualitetit të muzikës që solli në albumin ‘Fortuna’.

Mirëpo, një fëmijë i dytë për Tunën a është në plan?

View this post on Instagram

💛

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Siç duket jo, por fansat e saj nisën spekulimet pasi Tuna ka publikuar një sërë fotosh ku shihet e pranishme në koncerte të ndryshme. Në njërën prej tyre, fansat nisën të aludonin se bukuroshja bionde ishte në pritje të fëmijës së dytë për shkak të barkut të fryrë.

Mirëpo, e kontaktuar nga ‘Anabel’ ajo ka zbuluar se nuk është shtatzënë dhe Tian do të vazhdojë të jetë fëmija i vetëm i familjes.

Artikuj të ngjashëm