Ernest Meholli regjisori i njohur shqiptar i cili realizoi filmin e suksesshëm “Gone Back” është duke punuar në filmin tij të ri në metrazhin e gjatë i cili po realizohet në Amsterdam.
Por krahas angazhimeve me filmin ai ka gjetur kohë ti kthehet edhe artit të cilin e ka lënë anash me vite.
Momentalisht është i angazhuar me një seri pikturash me madhësi përmbi 2 metra për disa ekspozita të ardhshme në Amsterdam, Gjermani dhe Zvicër.
Dy portrete u pranuan nga ai javën e kaluar në Zvicër. Piktura e kompozitorit të njohur zviceran Matteo Taheri dhe mikut të tij me famë botërore Dj Antoine.
Se shpejti ai do të vij edhe në Kosovë ku do hap ekspozitën e tij të parë tek ne./Prive.al