Ermal Meta zë vendin e tretë në Sanremo

By

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, zuri vendin e tretë në festivalin e 71-të të Sanremos me këngën “Një milion gjëra për të të thënë”.

Meta pas fitores me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Sanremo 2021 ka përfunduar dhe si herave të tjera ishte një nder i madh për mua pjesëmarrja. Në të gjithë fituam sepse skena ishte e ndezur flakë”.

“I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe që më kanë dhënë dashuri”, ka shkruar Meta.

Artikuj të ngjashëm