Ermal Mamaqi zbulon se kush do donte ta drejtonte emisionin e tij në Digitalb?!

By

Në valën e largimeve të befta nga Top Media e Digitalb, papritmas disa muaj më parë u largua edhe Ermal Mamaqi, që zhvillonte një prej emisioneve më të suksesshme ‘6 Ditë pa Ermalin’.

Por ndarja, nuk dukej të ketë qenë më e mira e mundshme. Ermali nuk u lejua ta marrë emrin, e as stafin teksa me vendim të Digitalb, u tha se emisioni do vazhdoj.

Si emër për ta zëvëndësuar Ermalin u përfol Elvis Pupa, aktori i dikurshëm në kohën e shkëlqimit të Top Channel, i njohur me rolin e Avdiut në ‘Portokalli’.

Por, ka qenë vetë Ermali që pavarësisht të gjithave, ka provokuar debat duke i pyetur ndjekësit se kush duhet të jetë pasuesi.

Si për rastësi, Mamaqi ka postuar një foto me Arbanën që më në fund duket se ka gjetur veten mirë me produksionin ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Nuk dihet nëse kjo mund të interpretohet si preferenca e tij por ndjekësit kanë deklaruar me të madhe se në atë emision s’do mund ta zëvëndësoj askush.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi ka ‘aderuar’ në televizionin kombëtar Klan, i pari tashmë në Shqipëri sipas disa sondazheve të shikueshmërisë dhe shtrirjes territoriale në fjalën e fundit të teknologjisë – High Definition. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm