Filmi “2 Gisht Mjaltë”, me protagonistë kryesor Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, ka thyer rekord në shitje të biletave në kinematë shqiptare.
Filmi, premiera e të cilit po mbahet sonte në Prishtinë, pas asaj mbrëmë në Tiranë, ka kushtuar shumë.
Prezantuesi i njohur dhe njëkohësisht producenti i filmit, Ermal Mamaqi, ka zbuluar çmimin marramendës që ka kapur ky produksion.
“Ka qenë rreth 250 mijë euro. Financim tërësisht i pavarur, pra i pavarur nga Qeveria ose Institucionet përkatëse. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe besoj që tani që e mësova si bëhet, mund ta kishim bërë edhe më lirë”, ka thënë Ermali në studion e Rudinës./Prive.al