Ermal Mamaqi kërkon 6 mijë euro për një foto? Artisti zbulon rrengun që punoi

By

Kohëve të fundit në media sociale dhe portale ka qarkulluar lajmi se Ermal Mamaqi kërkon 6 mijë euro nga fansat e tij në mënyrë që të kenë një foto me të.

Por në fakt jo nuk është hic e vërtetë dhe për më tepër është një rreng i punuar nga vetë artisti.

Për këtë lajm reagoi vet Ermali me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. Ermali tha se bëhet fjalë për një rreng dhe se mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai.

“Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje. Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua. I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë.E dini nga e di, sepse e shkrova vetë atë mesazh dhe numri me të cilin e kemi dërguar është i lokalit tonë.”, tha Ermali ndër tjerash në video. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm