Këngëtari dhe humoristi i mirënjohur nga Shqipëria Ermal Mamaqi këtë të shtunë pritet të fillojë me emisionin e tij më të ri “Xing me Ermalin” i cili do të transmetohet në Klan Kosova dhe në TV Klan cdo të shtunë nga ora 21:00.
Ai në një intervistë të dhënë për emisionin Prive ka deklaruar se arsyet e bashkëpunimit me televizionin Klan Kosova janë të qarta sepse dëshiron qe të marrë edhe perkrahjen e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia dhe të ketë një audiencë sa më të madhe.
Ermali nuk e la këtë intervistë pa atë qe dijë të bëjë më së miri humorin, ku ceku se njëra prej shumë arsyeve të këtij bashkëpunimi është edhe perfitimi material që do ketë edhe nga sponsorët e mundshëm nga Kosova. /Prive.al