Këto janë detajet e këngës së re të Beatrix Ramosaj

By

Beatrix Ramosaj para disa muajsh u rikthye në skenën muzikore me këngën “Dancing with the Devil”.

Në fund të janarit ajo kishte konfirmuar se do të publikonte një bashkëpunim me vëllain e saj, Albn Ramosaj.

Ndërkaq së fundmi, ajo ka publikuar një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku bën të ditur se një këngë e re do të lansohet së shpejti.

Kënga quhet “By my side”, por nuk dihet nëse është një projekt solo. Në të njëjtin postim ajo ka etiketuar edhe Megli Haskajn.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm