Festa për Ermal Fejzullahun nisi që në orët e mesantës. Këngëtari mbushi pot 33 vjet dhe këtë herë ai po qëndron me familjen dhe miqtë në jugun e Shqipërisë.
Në shumë postime të festës dhe urimeve që ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari publikoi edhe një fotografi të dhuratës që ai pranoi.
Bëhet fjalë për një orë luksoze të brendit “Panerai Luminor”. Ora e markës zvicerane kalon çmimin e 12 mijë eurove.
Gjithashtu, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai falënderoi të gjithë për urimet duke pozuar me një buzëqeshje të madhe dhe orën e tij të re në dorë. /Prive.al