Nga koha kur ishte më i ri, këngëtari Ermal Fejzullahu, ka shtuar goxha shumë në peshë.,
Por më në fund, babai i tre fëmijëve, ndërmori një hap të rëndësishëm në jetën e tij: t’i largonte kilogramët e tepërt.
I njoftoi ndjekësit e tij se kishte filluar të vrapojë çdo ditë në parkun Gërmia në Prishtinë, ndërsa tani e ka marrë edhe më seriozisht këtë punë.
Ermali e ka filluar edhe ushtrimin e boksit, një sport ky tejet i rëndë, që kërkon fuqi fizike e kondicion të hatashëm.
Këngëtari ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, ku shihet duke e praktikuar këtë sport, i pajisur me dorëza dhe me një trajner që në këtë punë, është kampion. /Prive.al