Eriona Sejdiu bëhet nënë, emri i veçantë i bebit

By

Missi Eriona Sejdiu është bërë nënë për herë të parë dje!

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të bukuroshes përmes një fotografie në të cilën është zbuluar edhe emri i djalit të Erionës.

Ai do të quhet Aron.

Kujtojmë se Eriona u martua me  partnerin e saj Blendin pak muaj më parë.

Dasma e saj ishte bërë virale për hyrjen unike në dasëm nën këngën e Irkenc Hykës dhe si moment vazhdon të kopjohet e të rikrijohet në rrjet.

Para shpalljes Miss, Eriona ishte e përfshirë edhe në projekte televizive.

Për dy sezone, rrugëtoi me ‘Robi plaket kur don vet’ teksa tani për një kohë duket se do t’i përkushtohet në tërësi familjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm