Erdogan ia ‘prish’ dasmën aktores së njohur

By

Vendimi i Presidentit turk, Erdogan, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare më 24 qershor, ka prishur planet e aktores Oyku Karayel për dasmë.

Karayel po përgatitej të shkonte në altar me këngëtarin Can Bonomo në muajin qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve në këtë periudhë, ajo vendosi ta shtyjë martesën për në 14 korrik.

Çifti i njohur do të martohet në një ceremoni ku do të marrin pjesë 300 persona, përfshirë edhe shumë të famshëm, shkruan tvklan.

Në dasmë, megjithëse i veshur si dhëndër, parashikohet të performojë edhe Can Bonomo.

Karayel në trojet shqiptare njihet për rolin e saj si Ejlul në serialin ‘Rrahje zemre”.

Image result for oyku karayel and can bonomo

Artikuj të ngjashëm