Në muajt e fundit që kanë qenë të ‘çmendur’ në ngjitjen e shpejtë drejt suksesit, Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.
Karvani që u nis në rrjete sociale, vazhdoi në programet më të ndjekura televizive në Gjermani e Francë teksa u kapitalizua me vëmendjen në Billboard e deri tek Perez Hilton.
Qershia mbi tortë për Erën ishte artikulli i ‘Vogue’ ku pak ditë më parë u komplimentua me të madhe edhe për stilin e veshjes por surprizat nuk kanë mbaruar me kaq.
Ka qenë agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters, që ka shprehur interesim për ta intervistuar yllin nga Prishtina.
Prive.al ka siguruar një fotografi nga intervista që pritet të publikohet së shpejti në mediumin i cili shërben si pikë reference për shumë kolegë të tjerë në varg, anë e mbanë botës. /Prive.al/