Pesë vite ‘PINT’, zbulohet dhurata për fansat

By

Pesë vite më parë, mori trajtë ‘PINT’ me publikimin e albumit i cili mban po të njejtin emër.

Një sukses i pakontestueshëm për atë kohë bën që krijimet të mos harrohen edhe pas gjysmë dekade dhe si rrjedhojë edhe të shënohet përvjetori.

E sot, gjatë ditës, Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë deklaruar se nuk dëshirojnë dhurata, por kanë vetë të tilla.

Tashmë janë kuptuar edhe këto dhurata të përmendura në media, plot dy klipe të vizuelizuara. Pak minuta më parë, në kanalin zyrtar të labelit janë publikuar dy projektet nga albumi ‘Rapsodët n’rap t’Sotit’, ‘Spo ma nin’ dhe ‘Jeni Marre’. Shijoni! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm