Asaj tashmë nuk i ka mbetur asgjë pa provuar në karrierë në gjërat që bëjnë yjet më të mëdhenj botëror.
Punë intenzive, udhëtime nga një cep në tjetrin të botës e intervista për mediumet më prestigjioze në botë po e shoqërojnë Era Istrefit në muajt e fundit që kanë qenë ‘të çmendur për të’.
Era sonte kompletoi edhe një tjetër qëllim në listën e synimeve të mëdha që e presin.
Këngëtarja nga Prishtina performoi për një prej kanaleve më të mëdha gjermane, Pro Sieben, ashtu siç kishte paralajmëruar Prive javë më parë.
‘Bonbon’ dhe shqipja e Erës u dëgjuan edhe në një tjetër skenë prestigjioze teksa origjina nuk mbeti pa u përmendur para miliona spektatorëve.
Prive.al ju sjell videon e performancës me kualitet të lartë dhe foto ekskluzive të Erës përkrah trupës së baletit që e shoqëruan në koreografi.
Lartë e më lartë! /PRIVE.AL/