Era performancë në kanalin e madh televiziv!

By

Ajo tashmë ka marrë hov kudo në botë. Lajmet se Era Istrefi me ‘Bonbon’ po dëgjohet në Gjermani, Meksikë, Zvicër, Rusi janë bërë të zakonshme.

Edhe vëmendja që po merr në mediat ndërkombëtare e ka shndërruar këngëtaren pa dyshim në shqiptaren më të komentuar së fundmi.

Mirëpo përpos kornikave për të, këngëtarja ka kaluar në një rrafsh tjetër.

Siç merr vesh Prive, Era së shpejti do të shfaqet me performancën e saj në një prej kanaleve më të mëdha televizive në Gjermani – Prosieben ku një fashë e plotë orari me audiencë të lartë do t’i kushtohet asaj.

Lartë e më lartë! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm