Era Istrefi, është gati për këngën e re.
Pas suksesit të hatashëm me ‘Bon Bon’, këngëtarja që nisi të fitonte edhe famë ndërkombëtare, solli këngën “Redrum”.
Ndërsa tash, ajo ka paralajmëruar se ka përfunduar projektin, për të cilin thotë se do jetë gati më shpejt se sa që e mendojmë.
Ditëve të fundit ajo ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara, ku edhe ka realizuar projektin më të ri.
“Mezi po pres që ta dëgjoni këngën e re. Po vjen më shpejt se që e prisnit. S’do të jeni gati”, ka thënë ajo, në një postim që ka bërë në Snapchat. /Prive.al