Fotografia që Skerdi ka postuar sot në llogarinë e tij në Instagram, bashkë me Era Istrefin, ka ngjallur dyshime për një duet mes tyre.
Imazhi që postoi artisti i hitit ‘Si Bugatti’, mori mijëra pëlqime por edhe komente që thonin se një bashkëpunim mes tyre po vjen së shpejti.
Edhe më tepër u rritën dyshimet kur Skerdi pyeti mbrëmë fansat nëse donin që kënga e radhës të jetë me një femër.
Por, e vërteta qëndron ndryshe.
Era dhe Skerdi nuk po bëjnë këngë. Të dy janë miq të mirë dhe kanë pozuar pranë njëri-tjetrit gjatë kohës kur ishin bashkë në studion e Redbox Entertainmet, aty ku Era punoi shumë e ku Skerdi menaxhohet.
Por, të ardhmes nuk i dihet, mbase do të kemi një ditë një bashkëpunim mes kësaj dyshe që do të ishte shumë interesant./Prive.al