Era me veshjen shndërrohet në trend: Ja kë zbuloi Sellma në Los Angeles (VIDEO)

By

Era Istrefi tashmë është ‘brand’ jo vetëm në muzikë por edhe në modë.

Stili unik i këngëtares po shndërrohet në pikë reference për të madh e të vogël gjithandej nëpër botë.

E besoni ose jo, veshja e këngëtares është përdorur dje për Halloween nga shumë persona.

Pasi fillimisht ndau me publikun një vajzë të vogël tejet të ëmbël e veshur në stilin e Erës tek videoklipi i ‘Bonbon’, këngëtarja e njohur tashmë ka postuar një tjetër video, të shkrepur në Los Angeles nga grimerja Sellma Kasumoviq.

Në të shihet një mashkull rreth të 20-tave i veshur komplet si Istrefi që duket se është shumë familjar me yllin në ngjitje nga Prishtina.

Falë artit që nuk njeh kufinj, autenticiteti i Erës po arrin të shpërndahet kudo nëpër botë nga persona që pëlqejnë dhe influencohet nga stili i saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm