Derisa po qëndron në Amerikë, Era Istrefi po takohet me emra të njohur të botës.
Radhën e pati DJ i njohur me emrin Diplo, me të cilin kaloi pak çaste.
Ajo bëri edhe fotografi me të dhe e postoi në instastory duke shkruar: ‘shikoni kë e takova’.
Edhe Diplo bëri një instastory duke etiketuar Erën por pak më ndryshe. Ai ia postoi thonjtë të cilët me shumë gjasë i paskan pëlqyer.
“Kosovo nails”, ka shkruar ai.
Nëse nuk e keni vërejtur, Diplo shpesh herë i komenton Erës në fotografi, të njëjtën e bën edhe këngëtarja në imazhet e tij në Instagram./Prive.al