Këngëtarja Era Istrefi pas koncerteve në diasporë është kthyer në kryeqytet. Këtë kohë ajo po i’a kushton familjes pasiqë ka publikuar në ‘snapchat’ fotografi me motrën e mbesën.
Por përpos kësaj ajo ka shkuar në studio për një projekt të ri.
Kjo është hera e dytë që Era tregon që është në studio pas prezantimit të këngës ‘Shumë pis’. Nga kjo këngë shumë e sukesshme, Istrefi nuk ka publikuar asgjë teksa ka mbajtur të rezervuara mirë detajet se çka do të lançoj.
Sipas disa informacioneve klipi i ri i Erës do të jetë gati para festave të fundvitit./Prive.al