Fenomeni Era Istrefi po vazhdon sukseset në tregun ndërkombëtar.
Mediat amerikane sërish sot kanë shkruajtur për artisten nga Kosova duke iu propozuar lexuesve të dëgjojnë këngën e saj të re.
E duket se edhe Era, po përshtatet me rrjedhat duke qenë më pranë fansave të saj, tashmë të shpërndarë në nivel global.
Ajo ka funksionalizuar profilin e saj në Twitter, një praktikë kjo jo fort e përdorur tek artistët tanë por mjaft shumë e vënë në funksion të komunikimit me adhurues nga emrat e njohur përtej oqeanit.
Kujtojmë se ishte pikërisht ky rrjet social ai që e afirmoi Erën duke e njoftuar me botën me talentin e saj pas publikimit të këngës ‘Bonbon’. /Prive.al/