Me suksesin e saj tash e një vit kur ‘shpërtheu’ ndërkombëtarisht me ‘Bonbon’, Era Istrefi na ka habitur në baza pothuajse ditore.
Emra të njohur botërorë janë parë duke shijuar tingujt e hitit pa asnjë problem.
U nis me grimerë si Mario, aktore si Shay Mitchell e vazhdoi deri tek emrat më të njohur si Kim Kardashian e cila e ka këngën në top 5-she, bashkë me Katy Perryn e cila mendonte se Bonbon është hiti i 2016-tës.
E duket se depërtimi i këngës tek motrat Ora ka qenë vetëm cështje kohe.
Dicka e tillë ka ndodhur mbrëmë kur në një festë private të familjes bashkë me kushëri nga Kosova dhe staf të punës, vajzat kanë shijuar shumë tingujt e ‘Bonbon’.
Video e postuar nga Elena në Snapchat tregon momentin. /Prive.al