Surpriza të pafundme edhe këtë herë në ‘PRIVE REALITY’! (VIDEO)

By

Programeve të shumta festive të vitit të ri sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit i’u është bashkangjitur emisioni Prive me edicionin special ‘Prive reality’.

Surprizat e shumta do të jenë pjesë e pandashme e kësaj puntate teksa në këtë mes nuk do të mungojnë as yjet e skenës sonë.

Ermali, Gjiko, Dhurata, Blero, Roberti, Adelina Tahiri, Lumi B do të jenë personazhet të cilët do të ju përçojnë emocione të jashtëzakonshme këtë edicion.

Befasitë e llojllojshme edhe për vetë artistët e ftuar në këtë mbrëmje do të bëjnë që edhe këtë herë publiku të presë me padurim e të fillojë kështu numërimin prapa deri në ditën finale.

Videoja e mëposhtme është vetëm një pasqyrë e vogël e super mbrëmjes që do të shihni më 2 Janar nga ora 22:00 në Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm