Këngëtarja Era Istrefi, me të publikuar këngën e saj më të re me reperin maroken “French Montana”, ka hasur në një telash të vogël.
“No I Love Yous” është kënga për të cilën bëhet fjalë e me të cilën Era po e ka një problem.
Teksti i këngës që është publikuar vende-vende, po del të mos jetë i sakti sikurse ai i këngës dhe për këtë arsye, këngëtarja ka kërkuar nga ndjekësit e saj në Instagram që t’i ndihmojnë e ta ndajnë me të tjerët tekstin korrekt.
Për këtë arsye, ajo edhe e ka publikuar në Instagram secilin varg të këngës, ashtu si edhe është shkruar në origjinal, në mënyrë që të mos bëhen gabime e të keqkuptohen fjalët. /Prive.al