Artistja me prejardhje shqiptare, Enisa është nderuar për arritjet e saj nga Këshilli i Qytetit të New York-ut.
Lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në mediat sociale, derisa ka folur edhe mbi prejardhjen e saj nga Tuzi i Malit të Zi, dhe ka rrëfyer se ndonëse është lindur e rritur në New York, ajo u kujdes që të mos harronte kurrë rrënjët shqiptare.
“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi, pas asgjë në emrin e tyre. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Qytetin e New York-ut, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, e rrënjët shqiptare që i morëm nga në Tuzi i Malit të Zi”, shkroi ajo.
“Tani prej prindërve, që vinin nga një qytet i vogël arrita të nderohesha për arritjet e mia në qytetin më të madh në botë, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit të Qytetit për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën, krenare që isha ndër e para që hapa rrugën për brezin e ardhshëm”, shtoi ajo.
View this post on Instagram