Suksesi i këngës ‘Me mu’ duket se ka qenë një ogur i mirë për Eni Koçin.
Pa kaluar shumë kohë, këngëtarja ka sjellur projektin e radhës, kësaj here solo.
‘Si dikur’ flet për një dashuri e cila ende vazhdon si ndjenjë edhe pas një kohe të kaluar.
Ajo që vlen të ceket është se si për muzikën ashtu edhe për tekstin, është përkujdesur vetë Eni. /Prive.al/