Pas një kohe të gjatë në heshtje, duke mbajtur lidhjen shumë të fshehtë, çifti doli dhe njoftoi fansat se ata u fejuan në nëntor të vitit të kaluar.
Meqenëse dyshja i takojnë profileve të njëjta të karrierës, ata erdhën me një numër të konsiderueshëm bashkëpunimesh si “Nuk ka dashni”, përpunimi i këngës së vjetër “Shi bie në Tiranë”, “Vetëm ti”dhe bashkëpunimi i tyre më i fundit “Harrove”.
E ndërmjet punës së përbashkët dhe artit, ata gjetën edhe dashurinë!
Genci asnjëherë nuk ka kursyer fjalët më të bukura për Enin e që tashmë shumë shpejtë do të jetë edhe gruaja e tij. Rasti i ditëlindjes së saj nuk do të jetë më ndryshe, ku Genci në Instastory postoi një foto të gruas së tij të ardhshme duke shkruar:
“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër” /Prive.al