Janë një çift shumë i ëmbël dhe duket se duhen shumë me njëri tjetrin.
Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi kosovar Genc Prelvukaj, ka më shumë se një vit që janë në lidhje dhe Prive i pati nxjerrë zbuluar, megjithatë, ata nuk e kanë konfirmuar raportin e tyre romantik asnjëherë.
Përveç se fundjavat i kalojnë bashkë e urimet për njëri tjetrin i kanë gjithmonë prezente.
Përderisa mbrëmë Eni festoi ditëlindjen e 22-të, Genci i qëndroi pranë në mbrëmjen e festës dhe ka publikuar me Enin një fotografi në Instagram!
“Urime ditëlindja zemër, Edhe 100 të tjera”, ja shkruar Genci në një imazh duke bërë edhe gëzuar me të dashurën e tij. /Prive.al