Në postimin e fundit qe bëri Engjëllusha ajo solli një koncept jo fort të zakonshëm për përmbajtjen që ka ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Mund të shfaqet me xhinse dhe atlete, fustan solemn ose dhe diçka më seksi – po asnjëherë duke kombinuar modernen me atë tradicionale.
Ajo kësaj here e bëri dhe duket tejet bukur, tek kombinon një këmishë të vjetër të gjyshes së saj, xhinse të ngushta ngjyrë hiri dhe një rrip ngjyrë ari.
“Veshja tradicionale gjithmonë e bukur,kjo këmishë është e gjyshes time kur ishte e re.” – shkruan ajo në fotografinë që ndau në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al