Eneda Tarifës duket se nuk i ndahet ‘shpirti’ nga Top Channel.
Këngëtarja nisi po në këtë televizion karrierën në media si bashkë-prezantuese në ‘Portokalli’, rol në të cilin u gjend për disa sezone.
Më pas, Eneda u largua, për t’u rikthyer vitin e kaluar si anëtare e jurisë në ‘The Voice Kids’.
Këtë vit, ajo nuk u paraqit në këtë rol por në TCH do jetë në një formë tjetër.
Televizioni ka konfirmuar sonte se Tarifa do jetë prezantuesja e ‘Top Talent 2’.
Programi, i transmetuar për herë të parë verën e kaluar ku gara ishte për të zbuluar gazetarët e rinj kësaj radhe do evolojë duke marrë përmasat e një spektakli të vërtetë.
Kujtojmë se vitin e kaluar, prezantues ishte Kelvi Kadilli i cili u kritikua nga ndjekësit për një sërë faktorësh.
Duket se produksioni ka vendosur ta përmirësojë këtë pjesë në sezonin e dytë, krahas ndryshimeve edhe në përbërjen e jurisë.
Detajet tjera do t’i mësojmë në vazhdim. /Prive.al