Kreatorja e njohur, Yllka Brada, është padyshim ndër të paktat dizenjatore shqiptare e cila me punën e saj ka arritur të depërtojë edhe jasht kufijëve shqiptarë.
Javë më parë ishte prestigjiozja ‘New York Times’ ajo që i kushtoi një pjesë të veçantë bë një artikull të dedikuar për qytetin e Prishtinës.
Puna e saj e palodhshme duket se më në fund po tregon edhe frytet e saja, kjo pasi së fundmi Yllka ka arritur edhe një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.
Pjesmarrhja e saj në London Fashion Week i ka hapur rrugë një tjetër suksesi i cili rezultoi me prezantim të njërit prej kreacioneve të saj në revistën Britaneze ‘Vogue’.
Brada natyrisht se u ndje mjaft e lumtur me këtë sukses teksa gjëra të tilla veçse po i japin edhe më tepër motivim asaj që të punojë edhe më tepër. /Prive.al/