Pse ëndërrojmë ne njerëzit? A janë ëndrrat që shohim në gjumë me vlerë për t’u analizuar, apo janë thjesht reflektime mbi mendimet dhe përvojat e ditës? Ju mund të argumentoni se ëndërrojnë edhe macet, edhe qentë, por ne nuk i kushtojmë vëmendje të veçantë atyre ëndrrave.
Kur një qen është duke fjetur dhe këmbët e tij dridhen, mund të supozojmë se ai po ëndërron sikur po vrapon. Por jo, psikika e tij po lufton me ndonjë dëshirë të pandërgjegjshme, apo mendon për ekzistencën e vet. Por, qeniet njerëzore janë shumë më komplekse.
Ne kemi marrëdhënie të ndërlikuara, rrjete shoqërore, udhëtojmë, ndërveprojmë përditë me njerëz të tjerë. Ne punojmë, luajmë, shoqërohemi, ndërtojmë gjëra, prishim gjërat, dhe ëndrrat tona i pasqyrojnë të gjitha këto gjëra, dhe shumë më tepër se kaq. Ja cilat janë 3 teoritë më kryesore dhe më interesante mbi ëndrrat.
Ëndrrat, janë dëshira të fshehta, që nuk mund t’ia pranojmë vetes
Eksperti më i famshëm, që i përdori ëndrrat si pjesë e psikoanalizës, ishte sigurisht Sigmund Frojdi. Në librin e tij të famshëm “Interpretimi i ëndrrave”, Frojdi argumentoi se ato përfaqësojnë dëshirat tona të pandërgjegjshme. Baza e teorisë së tij, është se shumica e dëshirave tona janë krejtësisht të pafajshme.
Megjithatë, disa janë kaq të papërshtatshme, ose të papranueshme për vetëdijen tone, sa që ne i varrosim në nënndërgjegjen tone, ato ringrenë krye në ëndrrat tona. Megjithëse teoria e ëndrrave e Frojdit, sot është hedhur poshtë, disa ekspertë po e rishikojnë atë, duke parë rezultate të habitshme.
Dhe kjo për shkak të mënyrës se si funksionon mendja, kur ne përpiqemi të shtypim mendimet tona. Kur përpiqemi të mos mendojmë për diçka, ka 2 procese psikologjike aktive. Njëri që vepron në mënyrë aktive për të shtypur mendimin, dhe tjetri që e vëzhgon atë në sfond.
Psikologu social, Daniel Vegner, testoi teorinë e shtypjes së mendimit, në lidhje me ëndrrat. Ai u kërkoi pjesëmarrësve në një eksperiment, të mendonin për një person që njihnin, dhe pastaj të shkruanin rreth tij për 5 minuta.
Para se të flinte gjumë në darkë, një grupi iu kërkua në mënyrë specifike të mos mendonte për personin, ndërsa grupit të dytë që të mendonte për të. Ndërkohë, një grupi të tretë iu tha të mendonte për çdo gjë që donte. Në mëngjes të gjitha grupet, duhej të kujtonin ëndrrat që ata kishin përjetuar gjatë natës.
Rezultatet treguan qartazi, se pjesëmarrësve që u ishte thënë të shtypnin mendimet mbi personin e menduar në fillim, kishin ëndërruar shumë më tepër, se ata që u ishte thënë të mendonin vërtetë mbi personin në fjalë. Pra, pse ëndërrojmë? A e shpjegon ky eksperiment? Frojdi do të argumentonte, se është mendja jonë e pandërgjegjshme ajo që na nxit gjatë gjumit, të zgjidhim çështjet me të cilat nuk duam të merremi.
Ëndrrat i shërbejnë mbijetesës tonë
Filozofi finlandez, Anti Revonsuo, argumenton se ëndrrat na lejojmë të inksenojmë skenarë kërcënues, në mënyrë që t’i shqyrtojmë ato në mendjen tonë, për të pasur avantazhe në jetën reale. Duke i riprodhuar këto skena të rrezikshme, ne mund të përpunojmë strategjitë e shpëtimit dhe planet e sulmit. Ne mund të praktikojmë aftësitë mendore dhe fizike, që na nevojiten në botën reale.
Pra, si arriti Revonsuo në këtë përfundim? Ai shqyrtoi dallimin mes ëndrrave të fëmijëve, që kishin vuajtur nga abuzimi, dhe që kishin jetuar në zona lufte ose të goditura nga fatkeqësi natyrore, dhe atyre me një fëmijëri relativisht të qetë. Ai zbuloi se fëmijët e traumatizuar, shihnin vërtet nga ëndrrat më të keqija. Kjo tregonte se mjedisi i tyre, ishte një faktor kryesor në tematikën e ëndrrave që shihnin.
Ëndrrat, përpunojnë ngjarjet tona traumatike
Ne e dimë që kemi nevojë për gjumë, në mënyrë që të pushojnë trupat tanë fizikë, por tani eksperimentet po zbulojnë se ëndrra, është thelbësore për mirëqenien tonë mendore. Një studim regjistroi aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve në një eksperiment, ndërsa ata shihnin në ekran imazhe emocionalisht tronditëse.
Një grup nga pjesëmarrësit, shkoi të flejë dhe pati një gjumë të mirë, para se të shihte imazhet për herë të dytë. Skaneri i trurit të tyre, tregoi më pak aktivitet në zonat e trurit të lidhura me emocionet. Në vend të kësaj, aktive ishte zona përgjegjëse për mendimin racional.
Ndërkohë, pati një reagim shumë më të fortë emocional, ndaj imazheve shqetësuese, nga grupi i dytë i pjesëmarrësve, të cilët nuk ishin lejuar të flinin. Skaneri i trurit, kishte konfirmuar më shumë aktivitet, në fushat që lidhen me përpunimin emocional.
Shkencëtarët, besojnë se ëndrrat ndihmojnë në procesin e ngjarjeve traumatike, për shkak të një ndryshimi kimik në trup, kur ne ëndërrojmë. Gjatë gjumit REM, ka një reduktim dramatik të norepinefrinës në tru. Kjo lëndë kimike në tru, është e lidhur me stresin.