Andi dhe Melisa me shumë gjasë janë ndarë!
Çifti i vetëm jetëgjatë nga “Përputhen” duket se po përjetojnë krizë të pakthyeshme në raportin e tyre.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Vec unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.
Melisa i ka fshirë disa nga fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram.
Njëjtë ka bërë edhe Andi i cili ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta me Melisën dhe nuk e ndjek më në Instagram.
Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve. Kjo duket të jetë një paternë e çiftit, pas postimit të fundit të Melisës e cila në një mënyrë shfaqet e penduar.
Në postimin e fundit, Melisa shkruan në anglisht: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”. /Prive.al