Asdren Gjikolli dhe moderatorja e njohur Elita Rudi pas një lidhje qe një kohë të gjatë, vendosën që ta bëjnë hapin e madh në shtator të vitit të kaluar duke organizuar një dasëm madhështore. Gjiko kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar.
Çifti kishin organizuar një ceremoni madhështore në një nga ambientet luksoze në Kosovë, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të njohur të skenës.
Ndërkaq tani, prezantuesja Rudi në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar thuajse gjithë albumin e dasmës, duke filluar nga kërcimtaret, të ftuarit VIP e shumëçka tjetër. Në ndërkohë, ata tashmë janë duke e shijuar jetën e të qenurit prind, por pa lënë anash aktivitetet e tjera profesionale. /Prive.al