Në shumicën e rasteve, Noizy dhe Enca dhe koncertet i kanë pasur të përbashkëta.
Krahas bashkëpunimit në projekte muzikore, si pjesë e OTR, dyshja shpesh kanë përformuar përkrah njëri-tjetrit por jo më!
Në një situatë ku as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dyshja normalisht se nuk do t’i ndajnë as datat e koncerteve.
Si më e pavarësuar tashmë, Enca do performojë edhe përkrah reperëve të tjerë.
I pari që do t’ia bëj ‘sefte’ është Ledri Vula me të cilin do jetë sonte bashkë në Elbasan.
‘Sillni Valentinin tuaj, unë do e sjell timin’ – ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.
Ky postim ka ngjallur shumë debat mes fansave ndonëse realisht nuk është se zbulon shumë. Enca sipas gjitha gjasave tashmë do jetë krejtësisht #selfmade siç edhe ka dëshirë t’i thonë. /Prive.al/