Turi veror i këngëtares Enca Haxhia ka qenë tejet i ngjeshur me data kudo ku flitet shqip.
Por duket se krahas datave të ngjeshura, edhe hapësirat ku po i zhvillon koncertet po rezultojnë të tilla.
Kjo vërehet më së miri në videon e fundit nga Gjilani ku Enca shihet teksa performon përkrah një turme të madhe njerëzish.
Vetë këngëtarja ka bërë të ditur se në sallë kanë qënë 4000 njerëz, një rekord i paparë.
‘4000 njerëz nuk janë shaka. Ne po flasim vetëm për rekorde’ – deklaron në postimin e bërë Enca. /prive.al/