Ajo sot është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare por duket se kondiktat për Enca Haxhian nuk përfundojnë vetëm në trojet shqipfolëse.
Këngëtarja që edhe në këtë formë ka arritur të ketë shumë fansa me theks të veçantë nga Arabia, duket se së shpejti edhe zyrtarisht do t’i vulosë pretendimet për famë ndërkombëtare.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja e hiteve ‘Boë down’ e ‘Dreq’ ka treguar se në muajin Shtator do të lançojë këngën e saj të parë në gjuhën angleze e cila njëherësh do jetë e fundit në renditjen e albumit.
Mbetet të shihet se si do pritet Enca tashmë kur terreni ndërkombëtar është dëshmuar si arrë jo e fortë për emra si Era Istrefi.
Kujtojmë se Enca kishte publikuar versionin në anglisht të super hitit ‘A pot pëlqen’ i titulluar ‘Play my game’ që atëbotë ishte pritur relativisht mirë nga publiku. Gjërat duket se do bëhen sa vijnë e më interesnate për rrugëtimin fantastik të këngëtares drejt majave. /Prive.al/