Ka pak orë që ka publikuar këngën e re dhe brenda shumë pak minutave ka bërë atë që di më së miri – rrëmujën mediatike.
Gjestet pak eksplicite në “Dreq” nuk kanë kaluar pa komente nga mediat që kanë tërhequr paralele mes të qenuri porno-star.
Por duket se këto akuza nuk i kanë lënë aspak përshtypje Encës që për Zonë e Lirë në televizionin Klan e gjeti shkaktarin e këtyre raportimeve.
Shikimi i tepërt i filmave porno ose mungesa e shikimeve të tyre nga shqiptarët sipas Encës ka pasur si rrjedhojë raportimet e tilla.
‘Shqiptarët, ose kanë parë shumë porno, ose duhet shohin më shumë porno në mënyrë që të bëjnë diferencën mes pornos dhe pop muzikes’ – u shpreh Enca përcjell Prive.al