Këngëtarja Enca Haxhia e cila gjatë kësaj vere ka lançuar projektin ‘Soul killa’ ka shijuar mjaft sukses.
Përpos këngës që është pëlqyer ajo ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncertet të shumta. Por mbrëmë i ka dhënë fund turit të saj veror.
“Jam shumë e bekur për çdo shfaqje, çdo duartrokitje, çdo fans. Do më mungoni” – është shprehur në rrjete sociale këngëtarja.
Po ashtu ajo ka treguar që shumë shpejt vjen kënga e saj më e re e shoqëruar me videoklip. Por tani nuk vjen vetëm por në bashkëpunim./Prive.al