Enca nxehet me fansat, s’po e lënë të qetë dhe ka dy fjalë për ta

By

Është shumë e kërkuar dhe e famshme, megjithatë kjo ka nisur t’i pengojë.

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, ka shpërthyer në reagime karshi fansave të saj, të cilët s’po e lënë të qetë me telefonata e mesazhe.

Ajo në profilin e saj në Instagram, ka shkruar se kjo nuk është një dashuri fansash dhe tash ka filluar edhe ta bezdisë.

“A mund ta imagjinoni veten tuaj duke u ndjerë e sëmurë, e në përpjekje për të folur me nënën, miqtë të afërmit apo të dashurin, por nuk mundesh ngaqë ndërpritesh një bilion herë nga numra të panjohur që provojnë të të thërrasin non-stop dhe të shkruajnë me miliona herë duke tu lutur që të mos i bllokosh?”, ka shkruar Enca.

“Epo, kjo nuk është dashuri fansash aspak. Kjo quhet shkatërrim nervash dhe mungesë respekti”, vazhdon Enca, e inatosur me ata që po i shkruajnë e thërrasin gjatë tërë kohës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm