NIN-i dedikuar të prekurve nga tërmeti sonte LIVE edhe në Youtube

By

Emisioni NIN në Klan Kosova edhe sonte i dedikon hapësirën kontributit për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, pas dy emisioneve produktive në mbledhjen e fondeve javën që lamë pas.

Në studio me Alaudin Hamitin, krah reperit Mozzik do jetë Arbër Hajdari nga ‘Fundjavë ndryshe’ teksa në lidhje direkte përmes Skype në emision LIVE do të përfshihën edhe Emina Çunmulaj dhe Rozana Radi.

Emisioni nis nga ora 20:45 dhe përpos në ekran, do të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin PriveKlanKosova në Youtube.

Na ndiqni!

Artikuj të ngjashëm