Enca nuk e pëlqen fare ndryshimin e fundit të Instagramit

By

Nëse nuk e keni vënë re, Instagrami ka larguar nga aplikacioni njërin nga opsionet e veta. Për më mirë ose për më keq, opsioni Following Activity nuk do të jetë i qasshëm më.

Kompani po heq funksionin sepse nuk po përdorej aq sa duhet. “Njerëzit jo gjithmonë e dinin që veprimtaria e tyre po shfaqet. Kështu që ju keni një rast kur nuk po i shërben çështjes së përdorimit që keni ndërtuar për të, por gjithashtu po bën që njerëzit të habiten kur aktiviteti i tyre po shfaqet. Thjeshtësia ishte faktori nxitës”. – tha Vishal Shah.

Ky opsion si herë të parë u shfaq në vitin 2011, si mundësi për përdoruesit e rinj të gjenin interesat e tyre në aplikacion për të ndjekur, si dhe për të parë interesat e përbashkëta me miqtë që ndiqnin.

Sidoqoftë, si një mënyrë për të zbuluar llogari dhe foto të reja, opsioni Discover e aplikacionit bën një punë shumë më të mirë për të zbuluar përmbajtje interesante.

Ky ndryshim ka ndodhur edhe për këngëtaren Enca, e cila si duket nuk e ka pëlqyer fare këtë risi.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo shkroi:

“Çfarë dreqin, kanë hequr opsionin ‘following activity’, nuk përgjojmë dot asnjë tani. Ps. Kjo do të ketë qenë ideja e ndonjë mashkulli!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm