“Sa vështirë…”, ka një arsye pse Luana Vjollca po heziton të publikojë klipin e ri

By

Projekti i saj personal “Thuaje”, riktheu Luanën në ekran pas shumë muajsh mungesë.

Ky projekt që përfshin disa këngë dhe klipe ka për qëllim pasqyrimin e realitetit të hidhur të gruas sot.

Luana njoftoi se ditën e sotme do të publikonte këngën e saj të re “A më ra”, këngë kjo që mban një vend tepër të veçantë në zemrën e këngëtares.

Sot Luana na ka njoftuar me anë të një postimi në InstaStory se kënga e saj nuk do të publikohet tani afër pasi e ka të vështirë dhe i duhet më tepër kohë.

“Sa vështirë… nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A më ra”… i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ka shkruar Luana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm