Enca merr dhuratë tejet romantike (FOTO)

By

Është ndër këngëtaret që shpejt arriti të bëhet e pëlqyer. Me mijëra e mijëra ndjekës në instagram, ajo filloi të ketë edhe fansa nga Afrika Veriore.

Enda Haxhiu, është këngëtarja që shpesh edhe kritikohet për shkak të moskujdesit ndaj pamjes fizike dhe ndërhyrjeve me photoshop në fotografitë e saj.

Por kjo s’po e ndalë këngëtaren e as fansat e saj ta pëlqejnë.

Madje ajo ka marrë edhe një dhuratë, ku i thuhet se dikush e do shumë.

Entuziazmin për këtë dhuratë të shoqëruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, ajo e ka bërë publike në profilin e saj në Instagram, ku shkruan “kena tonat, kena edhe dashni”.

Ajo e ka bërë publike dhuratën, por jo edhe personin që e ka bërë. Por siç dihet, tash e sa kohë Enca është beqare e nuk është përfolur për ndonjë lidhje me dikë ngase jetën private e mbanë shumë larg syrit mediatik.

Por në këtë mënyrë, ajo po provokon edhe ndjekësit e saj duke ib bërë të hamenden se kush është personi që qëndron prapa dhuratës romantike. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm