Enca jep një ‘sinjal’ për Noizyn por ky detaj s’kalon pa u vërejtur

By

Pesë vite. Kaq kohë ka kaluar nga super-bashkëpunimi i Noizyt dhe Encës.

Kënga “Bow down” atëbotë ishte një mega hit që i reziston kohës.

Fatkeqësisht çfarë pasoi ishte prishja e Noizyt dhe Encës, e cila vazhdon edhe sot.

Por, të paktën nga ana e Encës nuk ka hatërmbetje.

Këngëtarja e ka risjellë në vëmendje përvjetorin e këngës duke e etiketuar Noizyn në postim, proces të cilin s’ka mundur ta dërgojë deri në fund.

Kjo me gjasë nga fakti se Noizy ende e ka “bllok”.

Le të jetë ky një sinjal drejt pajtimit kaq të kërkuar nga fansat! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm