Për fansat e Enca Haxhias, pritja për projektin e ri mund të jetë dikur si e ‘përjetshme’ por më në fund ajo ka një datë se kur do të mbarojë.
Pas disa muajsh punë, postime paralajmëruese e zhvillime të rëndësishme në karrierë, këngëtarja ka bërë të ditur datën e lançimit të këngës së re.
‘Love On My Body’, krijim muzikor në gjuhën angleze do jetë gati për fansat me datë 20 Janar 2017.
Ndryshe, kjo këngë po pritet me shumë interesim shkaku i zhvillimeve në karrierën e këngëtares.
Pak javë më parë, në Zurich të Zvicrës, Enca nënshkroi me ‘Universal Music’ teksa ‘Love On My Body’ shihet si test i rëndësishëm në synimin e depërtimit artistik përtej trojeve shqiptare për këngëtaren.
Deri tek i 20-ti, na mbetet të shijojmë pak sekonda të ‘Love on my body’, të ndarë nga Enca në rrjetet sociale. /Prive.al/