E kishte deklaruar disa herë në Instagram, se nuk do të shkonte në kryeqytetin e romancës në Paris, nëse do ishte ende një vajzë single.
Por Enca Haxhiu e theu premtimin që i dha vetes dhe iku për në Paris të Francës, me motrën e saj Uendin.
Këngëtarja ndodhet në kryeqytetin francez, për të festuar ditëlindjen e saj të 23-të, megjithatë deklaroi se atje nuk po shoqërohet nga ndonjë “i dashur”.
Enca ka publikuar në Instagramin e saj një video bashkë me të motrën, ku thotë se nuk ka të dashur por po shpreson të gjejë një në Paris!
Ndiqeni në videon më poshtë: