Enca i ‘kthehet’ Noizyt pas pyetjes nga fansat

By

Duke pasur kohë të lirë më shumë se zakonisht shkaku i karantinës, Enca Haxhia ka vendosur t’iu përgjigjet shumë, po shumë pyetjeve nga fansat e saj në Instagram.

Mes interesit të shumtë nga ndjekësit, pashmangshëm u përmend Noizy.

Një prej tyre kishte vënë re faktin se reperi ende në koncerte përmend tekstet e këngëve të përbashkëta.

‘E ke dëgju Noizyn në koncert që këndon Na vjen Enca nga mrapa?’ – ka qenë pyetja e fansit që ka marrë përgjigje.

‘Po, atij i mungoj’ – deklaron këngëtarja duke aluduar në reperin me të cilin prishi përfundimisht raportet rreth dy vite më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm